Më i shpejti në Botë, risia e Serisë A për sezonin e ardhshëm do të jetë… topi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 16:18

Më i shpejti në Botë, risia e Serisë A për sezonin e ardhshëm do të jetë… topi

Liga e Serisë A dhe firma “Puma” në mars njoftuan marrëveshjen afatgjatë të sponsorizimit dhe topi i edicionit 2022-2023 do të jetë modeli “Puma Orbita Seria”.

5453455

Për të prezantuar modelin e ri, brendi “Global Sport” ka realizuar një fushatë me moton: “Top i ri, kulturë e re”, duke futur elementë nga kultura italiane, me protagonistë legjenda si Xhorxho Kielini dhe Xhanluixhi Bufon, të cilët kanë shkruar historinë e Serisë A. Gjithashtu pjesë e fushatës për prezantimin e topit të ri “Puma”, janë edhe Alesandro Bastoni, Emil Audero, Aleks Sandro, Olivier Zhiru, Milan Shkriniar dhe Davide Fratezi.

Duke u ndalur te topi, modeli “Orbita Seria A”, karakterizohet nga një grafikë e inspiruar nga logoja e kategorisë më të lartë të futbollit italian dhe me tri ngjyrat e flamurit të shtetit fqinj. Ndërsa topi i ri konsiderohet si më i rrumbullakëti dhe më i shpejti në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"