Më i miri ndaj Milanit, Kumbulla duhet ta “fshijë” edhe Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 13:36

Më i miri ndaj Milanit, Kumbulla duhet ta “fshijë” edhe Ronaldon

Në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Milanit, Marash Kumbulla ishte lojtari më i mirë për Veronën, e cila luajti për 70 minuta në inferioritet numerik.hellas-verona-milan-serie-a-marash-kumbulla-lucas-paqueta_zfg55al3ak5x1nxm0ehdcharo

19-vjeçari shqiptar po kalon një moment brilant të karrierës së tij të re dhe për Ivan Juriçin do të jetë titullar në ndeshjen e sotme (18:00) kundër Juventusit. I rritur në ekipet zinxhir të klubit veronez, mbrojtësi ka qenë i pranishëm në fushë në të gjitha ndeshjet sezonale të skuadrës së tij, si në Serinë A ashtu edhe në Kupën e Italisë.

Meritë e tij që është gjendur gati në momentin që skuadra humbi për arsye dëmtimi ekspertin Salvatore Boketi. Që nga ai moment Kumbulla nuk e diskuton më rolin e titullarit, po ashtu si Amir Rrahmani, një tjetër shqiptar që po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Serinë A.Kumbulla

Pasi limituan Piontek e Suso, dyshja do të ketë detyrë të ndalojë edhe Dibalën me Ronaldon dhe kjo në “Allianz” mund të rezultojë një provim pjekurie, sidomos për Kumbullën, i cili po luan sezonin e tij të parë si protagonist mes profesionistëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"