Më i mërzituri nga të gjithë ishte Egbo, humbja ndaj Kukësit “dëmton” financat e lojtarëve. Ja vendimi i Halilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 12:07

Më i mërzituri nga të gjithë ishte Egbo, humbja ndaj Kukësit “dëmton” financat e lojtarëve. Ja vendimi i Halilit

Lojtarët e Tiranës kanë humbur një tjetër premio me disfatën ndaj Kukësit. Presidenti Halili kishte vendosur një shpërblim për fitoren, shumë goxha e konsiderueshme, por skuadra e shpërdoroi një mundësi të tillë.

TIRANA KUKESI

Gjendja nuk ka qenë e mirë pas takimit, ndërsa ai që ishte më shumë i mërzitur quhej Emanuel Egbo. Nëse deri dje pakënaqësitë për të kanë qenë të kamufluara, në stadium prej disa tifozëve VIP u shfaqën haptazi.

Sigurisht nuk rrezikon deri në derbi, por një humbje ndaj të kuqve sigurisht që do ta kthente përmbys situatën. Të shumtë janë ata që e shpresojnë një gjë të tillë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"