Me guxim për pikë në Fier, Devolli gati për transfertën ndaj Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 14:53

Me guxim për pikë në Fier, Devolli gati për transfertën ndaj Apolonisë

Devolli luan në Fier ndaj Apolonisë këtë fundjavë, një transfertë shumë e vështirë në letër, por lojtarët e trajnerit Festim Fetollari besojnë se mund të ndeshen si të barabartë me kryesuesit e grupit ku bëjnë pjesë.

devolli-apolonia

Synimi është për një paraqitje sa më dinjitoze në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku devollinjtë do të shkojnë me guximin për të marrë pikë. Pas fitores së fundit ndaj Shënkollit dhe humbjes së Besës rivale, shanset për vendin e katërt janë të mëdha, por kuptohet që Devolli duhet të marrë pikë jo vetëm në fushën e tij.

Trajneri Fetollari ka bërë ndryshime në formacion në javët e fundit dhe ato kanë rezultuar pozitive. Ai dhe lojtarët e dinë shumë mirë se sa rëndësi kanë ndeshjet e mbetura nga faza e dytë dhe janë të angazhuar maksimalisht për të qenë mes 4 më të mirëve të Grupit B në mbyllje të fazës së dytë të kampionatit.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"