“Me Gatuzon është rikthyer në formën e dikurshme”, agjenti i Hysajt: Nuk presim Napolin gjithë jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 19:35

“Me Gatuzon është rikthyer në formën e dikurshme”, agjenti i Hysajt: Nuk presim Napolin gjithë jetën

Elseid Hysaj është rikthyer përsëri në formën e dikurshme, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera te Napoli.elseid-hysaj-napoli_tkrhlwt61lt41n5t4woclxo77

Që nga koha kur drejtimin e të kaltërve e ka marrë Gatuzo, mbrojtësi shqiptar ka marrë vendin e titullarit dhe nuk ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.

Megjithatë përsëri e ardhmja e lojtarit është ende e paqartë, teksa diçka e tillë konfirmohet edhe nga agjenti i lojtarit, Mario Xhiufredi. “Rinovimi? Hysaj është duke bërë paraqitje shumë të mira me Gatuzon. Gjithashtu ndjen besimin e plotë të trajnerit, që bën të mundur të rritet edhe vetëvlerësimi tek ai. Duket se është rikthyer në nivelet që ishte me Sarrin.

Ne kemi folur për rinovimin në javët e fundit, le të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk jemi të gatshëm të presim përgjigjen e Napolit gjithë jetën. Mario-Giuffredi-1

Të shohim se çfarë do të ndodhë, në të kundërt në verë do të shikojmë për një ekip të ri. Rinovimin ose bëheni direkt, ose mos e bëni fare, sa më shumë të vonohet aq më keq bëhet.”, u shpreh Xhiufredi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"