Me Flamurtarin duhet vetëm fitorja, te Laçi nuk pranohen gabimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 11:22

Me Flamurtarin duhet vetëm fitorja, te Laçi nuk pranohen gabimet

Te Laçi nuk pranojnë më gabime. Sot skuadra kurbinase duhet të fitojë me çdo kusht në Vlorë për të qenë në garë për Europën. Pas humbjes ndaj Partizanit, situata te bardhezinjtë nuk ka qenë e qetë, edhe për faktin se rivalët për pjesën e sipërme të renditjes kanë arritur rezultate pozitive.shehu laci

Kundërshtari nuk është më i thjeshti i mundshëm, pasi këtë Laçi e provoi në fazën e parë, ku barazoi 3-3. Skuadra vjen nga një periudhë zhgënjyese, me dy humbje radhazi në kampionat, ndërsa mbi të gjitha ka stonuar reparti i mbrojtjes, ku vetëm në takimin e fundit ndaj Partizanit në shtëpi, Laçi ka pësuar plot tre gola. Që prej fitores me Teutën, ecuria mes Kupës dhe kampionatit e ka tronditur klubin.

Ai eliminim në Kupë ndaj Bylisit ka lënë pasoja, por duke qenë se tashmë kampionati mbetet “dritarja” e vetme për të kapur Europën, në Laç janë të bindur se mund t’ia arrijnë, duke sulmuar minimalisht vendin e katërt. Kalendari është në favor të kurbinasve, pasi dy ndeshjet e radhës janë me Flamurtarin dhe Luftëtarin, skuadra praktikisht të rëna nga Superiorja.laci

Por, kurbinasit e kanë të freskët memorien, pasi në fazën e parë lanë dy pikë në Vlorë dhe po kaq në Gjirokastër, prandaj dhe duke filluar nga sot, klubi dhe trajneri Armando Cungu pret kthesën në rezultate nga ekipi, duke e shoqëruar me një lojë bindëse. Gjithçka mbetet për t’u parë në transfertën e sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"