“Me Ferhan Hasanin kanë nisur ngacmimet”, Ibraimi: Do shikoni Kukësin ndryshe, ndaj Partizanit do jetë… “zjarr”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 23:42

“Me Ferhan Hasanin kanë nisur ngacmimet”, Ibraimi: Do shikoni Kukësin ndryshe, ndaj Partizanit do jetë… “zjarr”

 

Me golin e shënuar ditën e sotme, Agim Ibraimi është galashënuesi më i mirë në Superiore, duke shkuar në kuotën e 10 rrjetave të shënuar. Pas ndeshjes, për ”Gol pas Goli”, sulmuesi ka thënë se pas fitores sot do jetë një skuadër tjetër.

bandicam 2021-02-13 16-39-17-641

“Më gëzon faktoi që fitoi Kukësi, nuk ka rëndësi goli im. Jam i kënaqur me golat, por më besoni që nuk mendoj për veten para klubit. E rëndësishme është që të fitojë Kukësi. E kam thënë që kemi shumë lojtarë cilësorë. Nuk jemi të kënaqur

Çd9o ndeshja ka historinë e vet. Kukësi që naga fillimi ka qenë një ndër pretendentët. Sop treguam mentalitet fituesi, që në ndeshjet e kaluara nuk e kemi pasur. E kam thënë edhe më parë, që çdo ndeshje duhet marrë me vlerësim dhe të kemi vazhdimësi. Kjo është ajo që të sjell sukses. Nga ky moment mund të themi se do jemi ndryshe në fushë.

Çdo skuadër është shumë e fortë dhe ka lojtarë cilësorë. Do veçoja Laçin dhe Vllazninë. Shkodranët janë me meritë atje ku janë. Laçi me agresivitet dhe me trajnerin e ri kanë bërë shumë mirë.

Ferhan Hasani? Kanë nisur ngacmimet me Ferhan Hasanin që kur ka ardhur këtu dhe mund t’iu them se ndeshja me Partizanin do ketë “zjarr”.”, tha Ibraimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"