“Më erdhi keq për Memushin”, Bardhi para Orikut: Boll gabuam, Besëlidhja do të kthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2020 | 10:43

“Më erdhi keq për Memushin”, Bardhi para Orikut: Boll gabuam, Besëlidhja do të kthehet

Besëlidhja do të për ballet me të panjo hurën sot, por kjo nuk ia ndryshon aspak misionin. Edhe pse lezhjanët nuk kanë luajtur kurrë me Orikun, Sinan Bardhi paralajmëron kthesën. Skuadra ka humbur ndjeshëm terren në renditje, ndaj fitorja është e vetmja rrugë që kanë. Trajneri e di që objektivat janë komplikuar me gabimet e javëve të fundit, por për asnjë moment nuk dorëzohet. Ai beson se forca që zotëron grupi, do të shpërblehet me një trepikësh qetësie.

Bardhi

“Ne nesër (sot) do të zbresim në fushë vetëm për fitore. Luajmë në shtëpi dhe rrugë tjetër nuk kemi. Kjo nuk do të diskutohet. Humbjen me Dinamon e kemi analizuar deri në detaje dhe kemi nxjerrë të metat dhe pikat e dobëta që na çuan drejt atij rezultati. Pavarësisht se luanim në transfertë dhe ishim të disfavorizuar, assesi nuk duhet të dilnim pa pikë nga kompleksi ‘Internacional’. I kishim të gjitha mundësitë të shkonim te barazimi. Megjithatë, ajo ndeshje iku dhe e kemi hipotekuar dhe analizuar atë paraqitje. Gjatë seancave stërvitore kemi punuar me intensitet për të korrigjuar defektet dhe mendoj se grupi është gati që të japë më të mirën në fushë dhe të gjejmë rrugën e kthesës”, kështu e nisi prononcimin për “Panorama Sport” tiranasi i stolit të lezhjanëve.

Ai u ndal më konkretisht edhe te kundërshtari që do të ketë sot përballë, ndërsa nuk ngurron që të solidarizohet me kolegun e tij, të shkarkuar nga Orikumi: “E respektojmë në maksimum skuadrën e Orikumit, pavarësisht rezultateve të arritura deri tani. Ata janë trajnuar nga një profesionist si Eqerem Memushi dhe nuk më ka ardhur mirë për shkarkimin e tij”. Duke qenë se kanë mbetur vetëm 180 minuta nga fundi i fazës së parë dhe rrjedhimisht i këtij viti kalendarik, qëllimi i Besëlidhjes është që të fitojë terren në renditje. Këtë e saktëson edhe vetë trajneri, i cili pret që skuadra të ngjitet në renditje dhe të jetë sa më pranë vendit të parë. “Sikurse e theksova edhe në fillim, ne do të zbresim në fushë vetëm për fitore. Fazën e parë duam ta mbyllim sa më pranë rivaleve tona për vetë objektivin që kemi. Kthesa është detyrim për ne”, e mbylli Sinan Bardhi.

1

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"