“Më e mira e të gjitha kohërave”, legjenda e atletikës njofton zyrtarisht lamtumirën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 18:54

“Më e mira e të gjitha kohërave”, legjenda e atletikës njofton zyrtarisht lamtumirën

Legjenda e atletikës, Alison Feliks ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga ky sport në përfundim të këtij sezoni.

af-medal-ceremony-034-1-jpg-1623086783

11-herë fituesja e medaljes olimpike e ka bërë publik vendimin me anë të një postimi në Instagram, ku ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar drejt këtij hapi të madh.

“ Kurrë në ëndrrat e mija nuk do ta kisha imagjinuar një karrierë si kjo.

Kam shumë mirënjohje ndaj këtij sporti që më ndryshoj jetën.

Kam dhënë gjithçka kisha duke vrapuar, tani nuk jam më e sigurt nëse kam më çfarë t’ju jap njerëzve.

Doja t’ju thoja faleminderit të gjithëve ju për suportin që më keni ofruar ndër vite.

Është koha ta mbyllim me një garë të fundit, në përfundim të këtij sezoni.”, u shpreh Alison në komunikatën e saj.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"