“Më e lehtë të shënosh”, Ibra flet nga Sanremo: Lukaku është i mirëpritur, shpresoj që Mihajloviç të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 23:47

“Më e lehtë të shënosh”, Ibra flet nga Sanremo: Lukaku është i mirëpritur, shpresoj që Mihajloviç të…

Ditën e fillimit të festivalit të Sanremom, Zlatan Ibrahimoviç foli në një konferencë për shtyp teksa zbuloi disa detaje interesante në lidhje me pjesëmarrjen te tij, teksa u shpreh:

a00a9a2c6f1069a261e1531d02fc3680-18528-b03cd0e53452cc3dd08861dea239db88

PREZENCA NË SANREMO- Kur Amadeus më thirri unë menjëherë thashë po. Ai më tha që të jem vetvetja dhe të jem i sigurt. Me siguri është më lehtë të shënosh, por unë jam në duar të sigurta.

DËMTIMI- Unë isha i pafat, pësova një dëmtim të vogël, por mund të bëj gjithçka. Programi i festivalit nuk do të ndryshojë.

POLEMIKAT- “Unë nuk mendoj për këtë, unë jam një profesionist dhe ata që më njohin e dinë atë. Kur luaj futboll, jam i përqendruar vetëm në këtë, dua të ndihmoj Milanin dhe t’i jap Italisë shumë për ato që më ka dhënë mua ndër vite, jo vetëm në futboll.

Kam pasur mundësinë të jem mysafir në festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Itali, dhe vendosa të marr pjesë “.

PJESMARRJA E LUKAKUT NË SANREMO- Unë do ta mirëprisja atë, nuk ka asnjë problem personal midis tij dhe meje, ajo që ndodh në fushë mbetet në fushë. Nëse ai dëshiron të vijë, unë do ta mirëpres”.

PREZANTUESËT AMADEUS DHE FIORELLO TIFOZË TË INTERIT- Pa një lojtar të Milanit nuk do të kishte derbi. Ata më thonë çdo 5 minuta se janë tifozë të Interit dhe përveç kësaj përsërisin se ata janë të parët në renditje. Tani unë dua të rimarr vendin e parë përsëri.

DUELI ME MIHAJLOVIÇ- Ne do të ngjitemi në skenë, nuk e di se si do të shkojë. Shpresoj që Miha nuk mund të këndojë, të paktën do të jemi në të njëjtin nivel.”

MUZIKA QË DËGJON – Një miks, në varësi të humorit tim. Unë dëgjoj gjithçka, muzikë italiane, suedeze, pop dhe haus”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"