Me dy mungesa të sigurta ndaj Partizanit, ja si pritet të rreshtohet Teuta e Bledi Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 15:49

Me dy mungesa të sigurta ndaj Partizanit, ja si pritet të rreshtohet Teuta e Bledi Shkëmbit

Teuta ka mbyllur gjatë pasdites së djeshme përgatitjet për takimin e javës së 7-të ndaj Partizanit, që luhet në transfertë. Nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar dje në “Olympic Park” një seancë të karakterit teknikotaktik, ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Partizanit.

teuta

Grupi i lojtarëve për këtë sfidë nuk do të jetë i plotë për trajnerin Shkëmbi. Mbrojtësi Blagoja Todorovski do të mungojë si pasojë e kartonit të kuq që mori ndaj Kukësit. Uendi Vecaj, i cili është i dëmtuar, nuk ka arritur të rikuperohet për këtë ndeshje.

Teuta

Por, në dispozicion të stafit teknik rikthehet Albano Aleksi, i cili e shleu pezullimin e katër kartonëve të verdhë ndaj Kukësit. Fabjan Beqja është piketuar si zëvendësuesi i Todorovskit në të djathtë të mbrojtjes durrsake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"