“Me Dibalën kam një raport të shkëlqyer”, Sarri: Ja çfarë tha Ronaldo pas ndeshjes, jam habitur nga ky lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 23:09

“Me Dibalën kam një raport të shkëlqyer”, Sarri: Ja çfarë tha Ronaldo pas ndeshjes, jam habitur nga ky lojtar

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri përgëzoi skuadrën pas fitores 4-1 në derbi kundër Torinos.
sarri
Tekniku italian deklaroi pas ndeshjes se mbeti i habitur nga përkushtimi i Huan Kuadrados në mbrojtje duke patur parasysh cilësitë e tij si lojtar ofensiv.

Për golin e Ronaldos pas një kohe të gjatë nga goditja e dënimit, Sarri tregoi se portugezi shfryu mllefin duke bërtitur: “Më në fund!”.
Ronaldo Sarri

“Goli i Ronaldos  – Nuk mendoj se kjo e bezdisi atë, por në fund të ndeshjes ai tha: ‘Më në fund!’.
DIBALA
Dibala – Kam një raport të fortë me Paulon. Jemi të sinqertë me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk kam patur dyshime për të. Ishte i pafat sezonin e kaluar. I kam thënë gjithmonë si duhet të stërvitet që të luajë.
KUADRADO
Kuadrado – Nuk jam habitur nga cilësitë e Kuadrados, por nga impenjimi i tij i madh në stërvitje për të luajtur në mbrojtje. Ka një nivel përqëndrimi, që është e jashtëzakonshme. Ai është bërë një mbrojtës i mirë, ruan në mënyrën e duhur fizikun dhe teknikën kur sulmon. Krahu ku ai luan është fondamental për ne”, u shpreh Sarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"