“Më dhemb që nuk takoj dot babain e sëmurë”, flet mesfushori i Interit: Skudetoja që duhet të fitojmë …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 17:25


“Më dhemb që nuk takoj dot babain e sëmurë”, flet mesfushori i Interit: Skudetoja që duhet të fitojmë …

Mesfushori i Interit, Antonio Kandreva ka bërë një deklaratë të fortë , teksa thotë se të fitojmë betejën me koronavirusin është skudetoja më e rëndësishme për momentin.

kandreva

33 vjeçari italian është gjithashtu i shqetësuar për familjen e tij në Romë, më saktë për babain e tij që është i sëmurë prej 1 viti dhe nuk ka mundësi ta takojë, ndërkohë një falenderim ka dhe për infermierët që po sakrifikojnë pafundësisht në këto momente.

kandrevaa

“Simboli i kësaj periudhe janë fotot e infermierëve në spitale të ndryshme të Italisë, që tregojnë fytyrat e tyre me shenja nga mbajtja e maskave.

Është e tmerrshme, prandaj dua t’i falenderoj për kurajon e madhe, dedikimin dhe sakrificat e tyre. Patjetër që do ja dalim, më të fortë se më parë.

Të afërmit e mi janë në Romë dhe kjo më bën të vuaj edhe më shumë. Është me të vërtetë gjë e keqe të mos kemë mundësi të shkoj të takoj babain që ka qenë i sëmurë prej 1 viti.

Të flas në këto momente për skudeton nuk më duket e drejtë. Skudetoja e vërtetë për secilin prej nesh në këto momente është të mposhtim virusin,” tha Kandreva për “Corriere dello Sport”.

 

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com