“Me Çyrbjen mbyllëm merkaton”, Mezani: Duam titullin kampion, ja përse kam marrë vetëm lojtarë nga Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 19:36

“Me Çyrbjen mbyllëm merkaton”, Mezani: Duam titullin kampion, ja përse kam marrë vetëm lojtarë nga Shqipëria

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani deklaroi se me transferimin e Arbër Çyrbjes klubi ka mbyllur merkaton.
Gentjan-Mezani-1
Tekniku vlonjat shprehu ambicien për të fituar titullin kampion sezonin e ardhshëm në Kosovë. Ai argumentoi se përse zgjodhi të blinte futbollistë nga Kategoria Superiore dhe jo në Kosovë. Fakti se lojtarët e kërkuar nga Kosova ishin nën kontratë me klubet përkatëse e detyroi që të merrte lojtarë nga Shqipëria.

“Merkatoja – Arbër Çyrbja është lojtari i fundit që i bashkohet ekipit tonë para fillimit të sezonit. Besoj se me të jemi të kompletuar. Kemi marrë lojtarë për të forcuar pikat ku ishim më të dobët dhe mendoj se kemi bërë përforcimet e qëlluara pasi në këto pozicione edhe kam kërkuar të forcohemi. Mund të them se jam i kënaqur me afatin kalimtar dhe tani na mbetet që të dëshmojmë në fushë nëse janë të duhurit, ndonëse jam i bindur për këtë.

Shumë lojtarë nga kampionati shqiptar – Fokusi primar ishte tek lojtarët e Kosovës, sepse e njohin më mirë futbollin kosovar, por numri i atyre që ishin të lirë ishte shumë i vogël pasi të tjerët kishin kontrata me klubet. Për shkak se marrëveshjet nuk u arritën, atëherë u kthyem nga tregu i Shqipërisë. Futbollistët që i kam sjellë i njoh mirë dhe cilësia e tyre nuk vihet në dyshim. Kjo edhe është arsyeja që kemi sjellë kaq shumë lojtarë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë dhe deri më tash jemi të kënaqur me atë çfarë kanë treguar në fushë”, përfundoi trajneri i Gjilanit Gentian Mezani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"