“Me Cungun jemi përshtatur më mirë se Starovën”, Shehu: Edhe ndaj Partizanit luajmë për fitore!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 16:01

“Me Cungun jemi përshtatur më mirë se Starovën”, Shehu: Edhe ndaj Partizanit luajmë për fitore!

Mesfushori i Laçit, Julian Shehu, foli për “Supersport” pas fitores me Kukësin. Ai ishte një nga më të mirët në fushë, por ndërkohë deklaroi se titulli nuk mendohet më në shtëpinë e kurbinasve, por ata kanë objektiv Kupat e Europës.

julian shehu

Çfarë ka ndryshuar tek Laçi?

Si për çdo ndeshje japim maksimumin. Kjo është detyrim për ne, marrja e 3 pikëve, sidomos në Laç. Unë jap më të mirën. Ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne. Shpresoj të mbajmë këtë ritëm.

A është rikthyer ideja për titull te grupi?

Laçi i ka traditë kupat e Europës, nuk kemi objektiv titullin. Duam të kapim këtë objektiv, dhe më pas duke parë ecurinë, mund të ketë mundësi edhe për titull.

A i lind e drejta Starovës, t’ju mbajë pak mëri për rezultatet me të dhe me Cungun?

Si çdo trajner, kanë filozofitë e veta. Me Cungun mund të jemi përshtatur më mirë, dhe po japim më të mirën.

Do shkoni për fitore ndaj Partizanit?

Ne futemi në fushë për maksimumin e pikëve. Edhe ndaj Partizanit, do luajmë për fitore.

Jeni ju shumë mirë, apo ekipet e tjera nuk janë në maksimum?

Duhet të qëndrojmë te vetja jonë. Ne jemi shumë mirë, dhe po bëjmë detyrën në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"