“Me Bjellorusinë të kemi kujdes”, Selahi: Duam vetëm fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 9:51

“Me Bjellorusinë të kemi kujdes”, Selahi: Duam vetëm fitore

Mesfushori i Shqipërisë Lindon Selahi i bën thirrje skuadrës kuqezi që të ketë kujdes ndaj Bjellorusisë të mërkurën. Pas fitores ndaj Kazakistanit 3-1, 21-vjeçari tregoi se objektivi i kombëtares është vetëm fitorja në takimin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

selahiiii
“Kazakistani ishte kundërshtar i vështirë për të luajtur, por kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi fituar, kjo ka rëndësi. Tani e kemi mendjen te ndeshja e të mërkurës.

Skuadra ka shumë kualitet ka besim te ekipi. Besimi vjen kur fiton, edhe trajneri i jep besim lojtarit.  I lumtur që luajta disa minuta, por shpresoj të luaj më shumë në të ardhmen.

Për ne kjo është një finale, sepse arrijmë vendin e parë. Por, duhet të kemi kujdes sepse Bjellorusia është kundërshtar i vështirë. Kemi besim sepse kemi shumë kualitete. Do vijmë këtu për fitore.

Gjithmonë jam gati, vij gjithmonë me mendjen pozitive. Kur të futem në fushë, do të tregoj veten”, deklaroi Selahi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"