“Më bën krenare”, Oriola Marashi i dedikon këto fjalë të ngrohta njeriut të saj më të shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 15:59

“Më bën krenare”, Oriola Marashi i dedikon këto fjalë të ngrohta njeriut të saj më të shtrenjtë

Oriola Marashi, e dashura e futbollistit Eros Grezda, është ndër modelet më të komentuara shqiptare.

oriola marashi (3)

 Bukuroshja njihet për linjat e saj perfekte trupore dhe fotot provokuese që poston rregullisht në rrjetet sociale.

oriola marashi (4)

Por, ditën e djeshme, ajo i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla nënës së saj, me të cilën është shumë e lidhur dhe siç është shprehur vetë, në të ardhmen dëshiron që të bëhet si ajo.

oriola marashi (5)

Ajo e uroi publikisht nënën për librin e saj të dytë, duke i shprehur krenarinë që ndjen për të.

oriola marashi (2)

Sot dua të them dy fjalë për mamanë time, Xhoi Jakaj. E aftë të shkruajë, punojë e drejtojë, por edhe nuk pushon së dhëni dashuri pa kushte.

Mjafton të takosh ish-nxënësit apo studentët e saj ndër vite, e të kuptosh sa e duan njerëzit. Edhe unë të duaaaa mama ime e dashur! Suksese në librin e radhës!

oriola marashi (7)

Ti më bën krenare dhe për faktin që të ardhurat e librit do shkojnë për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë, i sapo operuar, të cilit nuk do ia them emrin, por ai e di që ne fjalët i bëjmë realitet sepse nuk e kemi herën e parë. Të dua.”- shkruan Oriola.

Modelja simpatike ka zbuluar se fitimet nga libri nëna e saj ka vendosur t’i çojë për bamirësi.

oriola marashi4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"