“Me Bajernin për gjithçka”, premtime të mëdha nga “Lojtari i Vitit” në Gjermani: Do fitojmë “EURO 2024” për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 9:19

“Me Bajernin për gjithçka”, premtime të mëdha nga “Lojtari i Vitit” në Gjermani: Do fitojmë “EURO 2024” për…

Xhamal Musiala ka marrë nuancat e një “profeti” te tifozëria e “Pancerave” në lidhje me triumfin në turnet madhorë. Edhe pse 19-vjeçari me shokë nuk arritën objektivin më minimal, kalimin e fazës së grupeve, marrë në konsideratë aspiratat e tyre, sërish ata besojnë se me Xhamalin mund t’ia dalin, e përkthyer në votimin e publikut në Federatën Gjermane të Futbollit, aty ku ylli i Bajernit triumfoi bindshëm në kategorinë “Lojtari i vitit 2022”.

musiala

Pas “zyrtarizimit” me çmimin, “Bambi” do të jepte intervistë në faqen e federatës:

VLERËSIMI- ”Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar për këtë çmim të veçantë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më votuan. Shërben si nxitje akoma më e madhe në përmirësimin tim, sigurisht vetëm nëpërmjet punës dhe përkushtimit. Besoj se ia kam dalë të jap një pjesë të mirë nga repertori, çka do të thotë se ende nuk është prezantuar totalisht”, pohonte mes buzëqeshjeve 19-vjeçari.

NDESHJA E 2022-shit- ”Gjithmonë ëndrra ime ka qenë të luaja në ‘Wembly’, e cila u arrit ndaj Anglisë në shtator, si rezultat i Ligës së Kombeve. Çfarë atmosfere, e jashtëzakonshme, më shumë sesa argëtuese. Nuk mund të lë pa përmendur edhe suksesin e vetëm në Kupën e Botës ndaj Kosta Rikës, ndonëse nuk u mbyll me kualifikimin tonë”.

SYNIMET NË TË ARDHMEN- ”Jam një person që më pëlqen të mësoj sa më shumë nga kushdo, pasi kjo është e vetmja mënyrë nëse dëshiron vërtetë të përmirësohesh dhe unë këtë gjë e ruaj në trajtën e parimit drejt objektivave madhorë. Sigurisht sukseset me Bajernit mbeten prioritet aktual, pasi ndodhemi në pikë delikate mbi fatet e sezonit dhe përkushtimi është më shumë sesa obligim. Besoj dhe shpresoj se në ‘Euro 2024’ ka ardhur kohë që t’u shlyejmë borxhin tifozëve tanë, rikthimin e buzëqeshjes, jo vetëm me lojë dinjitoze në kompeticionin e ardhshëm Europian, por edhe triumfin në të. Do të ishte simbolika më e mirë pas këtyre periudhave të vështira, aq më tepër kur mbajmë petkun e organizatorëve”, përfundoi lojtari me numër “14” në kombëtaren e Flik.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"