Me autobus drejt Greqisë prej panikut, mbrojtësi i Flamurtarit: Unë dhe Troisi..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 8:13

Me autobus drejt Greqisë prej panikut, mbrojtësi i Flamurtarit: Unë dhe Troisi..

Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, ka udhëtuar mbrëmjen e së enjtes drejt Greqisë, pak orë përpara se në Shqipëri të shpallej gjendja e jashtëzakonshme. Braziliani i pankinës vlonjate udhëtoi me një autobuz të linjës Vlorë-Athinë drejt shtetit fqinj, ndërsa shoqërohej nga futbollisti Bruno Lipi, i cili për fat të keq nuk mundi të federohej dot për pjesën e mbetur të sezonit. Gjatë gjithë udhëtimit Troisi dhe Lipi kanë mbajtur maskë. Të dy kanë qenë shumë të shqetësuar për situatën që po kalojmë.

90062931_491180461553998_2501187016713043968_n

Në një prononcim të dhënë për Panorama Sport”, qendërmbrojtësi Bruno Lipi tregon se biseda me trajnerin brazilian gjatë gjithë rrugës ishte e përqendruar te Koronavirusi.

“Udhëtova nga Vlora në drejtim të Greqisë me trajnerin Marcelo Troisi. Si ai, ashtu edhe unë, diskutuam për këtë situatë të vështirë që po kalojmë. Është e mërzitshme që të shikosh njerëzit që të vuajnë. Këtë e diskutuam gjatë gjithë rrugës. Ikëm me autobus dhe nuk hoqëm për asnjë moment maskën. Kishim merak shumë dhe treguam goxha kujdes gjatë udhëtimit. Është e mërzitshme kur shikon njerëzit që vuajnë. Këtë këndvështrim ndamë me trajnerin, tha fillimisht Lipi.

BRUNO LIPI

Më tej ai tregon situatën në Greqinë e prekur nga Koronavirusi. Lipi thotë se në shtetin fqinj maskat vendosen vetëm nga të infektuarit nga virusi, ndërsa thotë se ruhet shumë kur del.

“Duhet thjesht kujdes. Laj duart gjithmonë dhe përpiqem mos të jem me shumë njerëz afër. Situata nuk do panik, por kujdes. Këtu janë mbyllur palestrat, diskot dhe janë ndryshuar oratet e dyqaneve. Unë nuk dalë me maskë, por ruhem shumë. Këtu në Greqi, maskat përdoren për ata që mund të jenë me virus, kurse për ne të tjerët nuk është detyrim si masë mbrojtëse”, përfundon prononcimin e tij Bruno Lipi.
ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"