“Me atë ndeshje Milani duhej të rrëzohej në Serinë B”, Moxhi tregon prapaskenat e 15 viteve më parë : Meani telefonoi gjyqtarin dhe i tha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 4, 2020 | 0:05


“Me atë ndeshje Milani duhej të rrëzohej në Serinë B”, Moxhi tregon prapaskenat e 15 viteve më parë : Meani telefonoi gjyqtarin dhe i tha…

Ish-drejtori i Juventusit Luçiano Moxhi akuzoi rëndë Milanin për sfidën e 30 prillit të vitit 2005 kundër Fiorentinës në “Artemio Franki”, ku sipas tij kuqezinjtë, manipuluan gjyqtarët për të fituar me rezultatin 1-2 në mënyrë që të mos humbisnin pikë në garën për titull kampion me Juventusin.

moxhi-1

Në një intervistë për “Rexhina TV”, Moxhi rrëfen se si interlokutori i Milanit me arbitrat Leonardo Meani komunikoi me gjyqtarin De Santis të sfidës me Fiorentinë duke i kërkuar të mos ndëshkonte me karton futbollistët e Milanit Alesandro Nestën me Kakanë, pasi i nevojiteshin skuadrës për përballjen direkte me Juventusin javën e ardhshme për titullin kampion. Pasi takimi përfundoi me fitoren e Milanit 1-2 dhe për më tepër nuk u akordua penallti e pastër për Fiorentinën, Moxhi përsëriti se “Djalli” duhej të penalizohej nga Federata Italiane duke u zbritur në Serinë B.

“Ka një rast që gjyqtari nuk bëri detyrën e tij. Është e qartë, bëhet fjalë për ndeshjen Fiorentina-Milan e datës 30 prill 2005. Milani luftonte për titullin kampion me Juventusin dhe ishin me pikë të barabarta, kurse Fiorentina nuk donte të dorëzohej. Gjyqtar ishte De Santis. Të shtunën, një ditë para ndeshjes, zyrtari i Milanit Leonardo Meani i telefonin De Santisit dhe i thotë: ‘Mos ndëshko me kartona Kakanë dhe Nestën sepse na duhen për ndeshjen me Juventusin’.

milan

Ndeshja përfundoi me fitoren e Milanit 1-2 dhe arbitri nuk je penallti kur Pankaro i ndërhyn Paçinit. Askush nuk u ndëshkua. Kur lojtarët e mi e panë në televizor skenën e konsideruan një skandal arbitrimi. Por, unë nuk u shpreha në shtyp dhe qëndruam të heshtur.

De Santisi më vonë i telefonon Meanit dhe i thotë: ‘Është hera e parë që po e bëj, por me këtë vendim, vura në heshtje Juventusin’. Meani iu përgjigj: ‘Bravo, je një mik. Do t’i them Galianit’.

Nëse kjo ndeshje do të hetohej, Milani do të binte në Serinë B”, përfundoi Moxhi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com