Më afër se kurrë, Bajerni i Mynihut gati të ulet në bisedime me yllin e sulmit të Liverpul

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 14:17

Më afër se kurrë, Bajerni i Mynihut gati të ulet në bisedime me yllin e sulmit të Liverpul

Bajerni i Mynihut duket se është gati të negociojë me sulmuesin e Liverpul, Sadio Mane, i cili pritet të largohet nga skuadra e Klop këtë sezon.

MANE 1

Interesi për të është i madh, me kampionët e Gjermanisë, por edhe me PSG-në që kërkojnë të kenë shërbimet e senegalezit.

Siç bëjnë me dije në Gjermani, drejtori sportive i Bajernit, Hasan Salihamizixh, e ka prioritet të parë sulmuesin këtë merkato dhe janë gati ta afrojnë për një shumë jo më të lartë se 50 milionë euro.

Gjithsesi Mane ka deklaruar se të ardhmen e tij do ta bëjë të ditur pas finales së Ligës së Kampionëve përballë Realit të Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"