Me 31 pikë pas 12 javëve të para/ Ja faktet që Arsenali fiton titullin në Premier Ligë (TABELA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2022 | 11:25

Me 31 pikë pas 12 javëve të para/ Ja faktet që Arsenali fiton titullin në Premier Ligë (TABELA)

Arsenali është duke shijuar startin më të mirë të kampionatit në historinë e Premier Ligës dhe statistikat thonë se kryesuesit janë drejt titullit të parë kampion që prej sezonit 2004, në të cilin ata u bënë të pavdekshëm, duke mos u mundur kurrë. Zhezus, Saka, Odegard dhe Xhaka kanë lënë zemrën në fushë për skuadrën e “Topçinjve” këtë sezon.

arsenal

Londinezët kanë fituar 10 nga 12 ndeshje deri tani, duke humbur vetëm 1 dhe kanë shënuar 30 gola.

Dhe pas superkompjuterit, që parashikoi se me ecurinë e deritanishme ata do të shpallen kampionë në kuotën e 99 pikëve, një tjetër statistikë e konfirmon këtë.

31 pikët aktuale, që Arsenali ka në klasifikim pas 12 javësh, janë një prej nisjeve më të mira të sezonit në këtë fazë. Mançester Siti krenohet me dy nga 3 nisjet më të mira të sezonit pas 12 ndeshjesh të luajtura.

“Qytetarët” grumbulluan 34 pikë në sezonet 2011-‘12 dhe 2017-‘18.

Liverpuli arriti gjithashtu këtë shifër fantastike pikësh në sezonin 2019-‘20.

Siti i sezonit 2018-‘19 dhe Çelsi i 2014-‘15 kishin 32 pikë pas 12 javësh.

Dhe të gjitha këto skuadra u shpallën në fund kampione atë sezon.

Nga 4 ekipet e tjera që kanë pasur 31 pikë pas 12 javësh, tre prej tyre e fituan titullin.

Çelsi (2005-‘06) dhe Junajtid (1993- 94, 2006-07) u kurorëzuan kampione me të njëjtën kuotë pikësh sa skuadra e Artetës në këtë moment.

Por ka një rast kur një ekip me 31 pikë dështoi ta mbyllte sezonin në vendin e parë.

Është Njukasëlli i Kevin Kiganit në 1995-‘96, që e mbylli në vend të dytë.

“Qymyrxhinjtë” kryesuan nga gushti deri në mes të marsit dhe ishin +12 nga Junajtid në fund të janarit.

Por skuadra e Sër Aleks Fergusonit e fitoi titullin në fund me +4 pikë.

ARS (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"