“Me 2 afrime, Skënderbeu është super”, Xhambazi analizon situatën dhe vlerëson konfirmimin e ekipit dhe trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 12:40

“Me 2 afrime, Skënderbeu është super”, Xhambazi analizon situatën dhe vlerëson konfirmimin e ekipit dhe trajnerit

Skënderbeu i sezonit të ri do të jetë një ekip më kompetitiv dhe më i fortë se sezonin e kaluar. I këtij mendimi është ish-sulmuesi korçar Dhimitraq Xhambazi, i cili fillimisht për “Panorama Sport” u shpreh: “Duket se Skënderbeu i sezonit të ri do të jetë një tjetër ekip nga viti që lamë pas.

Meta Xhambazi

Kjo është përshtypja që krijohet nga sa kemi parë në këto teste miqësore, por edhe pjesë e dëshirave tona. Shoh një ekip, edhe pse me një mangësi lojtarësh, ka bërë paraqitje të mira në ndeshjet e zhvilluara. Normalisht, ka nevojë për përmirësime. Fakti që Skënderbeu ka ruajtur boshtin e lojtarëve dhe ka konfirmuar trajnerin është një plus mjaft i madh. Lojtarët tashmë janë një vit më të rritur dhe më shumë eksperiencë.

E njohin më shumë njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha dinë se çfarë kërkon trajneri Memelli. Por ajo që mendoj unë është se Skënderbeu edhe këtë sezon ka shumë nevojë për mbështetjen e presidentit. Nëse do të bëheshin edhe dy afrime cilësore, atëherë mund të thoshim me plot gojën se ky ekip synon për më lart.

Gjithsesi, skuadra po punon mirë dhe kjo duket. Tri javët e mbetura të fazës përgatitore do të jenë vendimtare dhe të rëndësishme për atë që korçarët do të bëjnë në sezonin e ri”. Më pas ish-sulmuesi i Skënderbeut u ndal edhe në një analizë të shkurtër të kampionatit dhe sezonit që presim të shohim të gjithë, ku është kthyer edhe Dinamo.

-800-0-bef35801ba8fd01b0439ad55451cb483

“Me sa kemi parë, janë shumë ekipe që do të luftojnë për vendet e sipërme të renditjes. Unë do të veçoja ekipet që kanë marrë pjesë në Europë, si Partizani, Laçi apo Vllaznia që kanë kaluar nga një tur dhe kanë treguar lojë kryesisht të kënaqshme. Mund të them se edhe Tiranën e shoh të rritur cilësisht këtë sezon dhe pretendente për të synuar zonën e lartë të renditjes.

Më pas, rikthimi i Dinamos është një tjetër faktor plus që e bën kampionatin tonë akoma edhe më të fortë. Do të jetë një sezon i gjithi për t’u shijuar, pasi edhe sistemi VAR do të sjellë risitë e veta. Mbetet për t’u parë se si do të jenë në fushë këto ekipe”, përfundoi Xhambazi.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"