Mbyllje me nder, Khabib Nurmagomedov shpërblehet dy herë më shumë se fitorja ndaj MekGregorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 16:25

Mbyllje me nder, Khabib Nurmagomedov shpërblehet dy herë më shumë se fitorja ndaj MekGregorit

Ish-kampioni i botës në UFC Khabib Nurmagomedov do të përfitojë më shumë se 6 milionë dollarë pas triumfit të 29-të në karrierë ndaj amerikanit Xhastin Gathje në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
ced8f7fe402146a490c579be2b22f76a_md
Vetëm për duelin me Gathje, ish-sportisti nga Dagestani përfiton 6 milionë dollarë neto, ndërsa automatikisht siguron dhe 90 mijë dollarë të tjerë. Megjithatë, arka e Nurmagomedovit do të plotësohet edhe nga fitimit e transmetimit të duelit “pay-per-view”. Kujtojmë që për fitoren ndaj Konor MekGregorit, Nurmagodov përfitoi neto 3 milionë dollarë.

Pas 29 fitoreve radhazi në karrierë pas asnjë humbje në UFC, Khabib Nurmagomedov i dha fund karrierës në UFC.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"