Mbyllje dramatike/ Dy gola në shtesë djegin Hamburgun, një skuadër modeste ngjitet për herë të parë në Bundesligë  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 21:36

Mbyllje dramatike/ Dy gola në shtesë djegin Hamburgun, një skuadër modeste ngjitet për herë të parë në Bundesligë  

Mbyllje dramatike në Bundesligën 2 gjermane, teksa fati i keq, vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër vendit të dytë, teksa Heidenheim, ishte duke humbur deri në minutën 90+2’ me rezultatin 2-1, teksa çuditërisht, skuadra modeste gjermane, arriti të shënonte dy herë në minutat 90+3 dhe 90+9 duke u ngjitur kështu për herë të parë në histori në Bundesligë.  

HEIDENHEM

Një ëndërr e çmendur kjo për tifozët e Heidenheimit, skuadër që i bashkohet Darmshtadtin të Klaus Gjasulës në elitë. 

Vlen të theksohet se Heidenheim është një qytet me afro 50 mijë banorë, teksa 20 vite më parë luante në nivelin e pestë të futbollit gjerman.  

Për sa i përket verdikteve të tjera, Hamburgu e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe do të përballet me Shtutgartin në dy finalet e mëdha në datat 1 dhe 5 qershor, për biletën e fundit në Bundesligë. 

Ndërkohë, Regensburg do të luajë në ligën e tretë bashkë me Sandhausen, teksa Arminia Bielefeld ka edhe një shans në “play-out”. Do të luajë përballë Uehen Viesbaden. 

REZULTATET:

REZULTATETTTT

RENDITJA: 

RENDITJA GJERMANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"