Mbylli sezonin me Romën pas një dëmtimi, Kumbulla: Është e vështirë të gjej fjalët, jam i zhgënjyer! Do të rikthehem edhe më i fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 13:07

Mbylli sezonin me Romën pas një dëmtimi, Kumbulla: Është e vështirë të gjej fjalët, jam i zhgënjyer! Do të rikthehem edhe më i fortë

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla mbylli sezonin pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në duelin ajror me Olivier Zhiru në ndeshjen ndaj Milanit. Ai u largua në minutat e para të sfidës në “Olimpiko” dhe do ti duhet të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës.

kumbulla1

Përmes një postimi në Instagram, Kumbulla është shprehur se nuk gjen fjalët për të përshkruar situatën në të cilën ndodhet. Ndër të tjera, mbrojtësi premton që do të kthehet edhe më i fortë si dhe i falenderon të gjithë për mbështetjen e treguar ndaj tij.

“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar situatën në të cilën ndodhem. Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme për një sportist. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë që të shërohem dhe të jem në gjendje të luaj përsëri. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj.
Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe fat të mirë për shokët e mi dhe të gjithë @officialasroma për pjesën tjetër të sezonit. Nuk ka mbaruar ende. Forca Roma! ?”, shkruan Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"