Mbylli para kohe sezonin aktual, liga kryesore e futbollit cakton datën për edicionin 2020-2021

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 16:16

Mbylli para kohe sezonin aktual, liga kryesore e futbollit cakton datën për edicionin 2020-2021

Sezoni i ardhshëm për kampionatin francez do të nisë në datën 23 gusht .
fbl-fra-ligue1-health-virus-2-806x540
Pas një takimi me mediat që transmetojnë kampionatin e futbollit në Franc, “Canal +”, “Mediapro” dhe “Bein Sports”, Liga 1 publikoi vendimet për datat e sezonit të ardhshëm 2020-2021 për kategorië e futbollit francez.

Konfirmimi zyrtar i datave për nisjen e sezonit të ardhshëm do të vijë pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në 17 qershor, i cili do të përcaktojë datat për zhvillimin e pjesës së mbetur të sezonit të Ligës së Kampioneve.

Franca mbylli para kohe sezonin aktual duke shpallur si kampione PSG-në.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"