Mbylli garën e parë në podium, Alonso: Rezultat fantastik, jam shumë i kënaqur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 11:26

Mbylli garën e parë në podium, Alonso: Rezultat fantastik, jam shumë i kënaqur

Paraqitja e Fernando Alonsos ishte një nga gjërat më të bukura të garës së djeshme në Bahrejn. 41-vjeçari i skuadrës Aston Martin bëri surprizën e madhe duke u ngjitur në podium.

r1140001_1296x729_16-9

I lumtur me debutimin, pas garës spanjolli tha: “Është një rezultat fantastik për skuadrën që të mbyllësh garën e parë në podium. Kishim një makinë super dhe u shpërblye e gjithë puna e bërë. Do të më kishte pëlqyer të isha nisur më përpara, por rikuperuam disa pozicione dhe jam argëtuar në pistë. Skuadra vjen me ambicie dhe kërkon. Ishte një podium i merituar. Nuk e prisnim, pasi s’mendonim se do të ishim kaq të shpejtë. Makina është e lehtë për t’u drejtuar dhe në parakalime të jep gjithnjë kënaqësi”, deklaroi Alonso, i cili shënoi podiumin e 99-të në karrierë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"