Mbylli aventurën me Skënderbeun, zbulohet skuadra e ardhshme e Bregut. Ja ku pritet të luajë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2020 | 22:01

Mbylli aventurën me Skënderbeun, zbulohet skuadra e ardhshme e Bregut. Ja ku pritet të luajë

Dejvi Bregu pritet të vazhdojë karrierën e tij në Poloni. Sulmuesi i cili mbylli aventurën me Skënderbeun dhe tani është një lojtar i lirë, me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë.devi bregu (1)

Prej kohësh lojtari është në bisedime me klubin polak të Zaglebie Lubin dhe shumë shpejt pritet të mbyllet marrëveshja mes palëve. Trajneri i skuadrës polake e pëlqen shumë Bregun dhe dëshiron ta ketë në ekipin që ai drejton.

Në këtë situatë drejtuesit kanë nisur bisedimet me 24-vjeçarin, të cilat janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet të mbyllet gjithçka.

Te Zaglebie Bregu do të gjente edhe Valon Ethemin, që në 3 sezonet e fundit ka luajtur për Kukësin dhe ka nënshkruar parakontratë me skuadrën polake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"