Mbylli aventurën me Skënderbeun, afrimi më i ri i Partizanit zbarkon në stërvitje me “Demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 22:54

Mbylli aventurën me Skënderbeun, afrimi më i ri i Partizanit zbarkon në stërvitje me “Demat”

Alfred Mensah, megjithëse jo zyrtarisht, mund të quhet me plot gojën lojtar i Partizanit. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, ditën e djeshme ka zbarkuar për herë të parë në stërvitjen e “demave”. 23-vjeçari ka kryer dy seanca stërvitore, e para gjatë paradites dhe e dyta në mbrëmje.

PARTIZANI 1

Ai është prezantuar me shokët e ekipit dhe trajnerin Kolela. Firma me të përforcon shumë sulmin, që vuan shumë për alternativa.

Mensah shënoi 9 gola në kampionatin e fundit me Skënderbeun, teksa Partizani u ka paguar korçarëve plot 60 milionë lekë të vjetër, si taksë formimi.

Një investim mjaft i madh nga të kuqtë, që presin nga Mensah të udhëheqë sulmin dhe të rregullojë problemin e rasteve të humbura. Mbetet të shihet se si do të luajnë të kuqtë, që tashmë kanë Skukën dhe Mensah, dy qendërsulmues shumë të shpejtë.

mensah

mensah

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"