Mbylli aventurën me Gjilanin, Erlis Frashëri zyrtarizohet te skuadra e Superligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 18:29

Mbylli aventurën me Gjilanin, Erlis Frashëri zyrtarizohet te skuadra e Superligës

Erlis Frashëri do të vazhdojë karrierën në Superligën kosovare, teksa është zyrtarizuar te skuadra e Drenicës.

136965208_1415177388825684_9169999653446750978_o-696x511

Mbrojtësi njoftoi ditën e sotme largimin nga skuadra e Gjilanit, teksa nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re.

32-vjeçari është prezantuar te Drenica, në drejtimin e së cilës është trajneri Bledar Devolli dhe duket se afrimi i Frashërit ka qenë pikërisht dëshira e tij.

Pas prezantimit, Frashëri ka nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën e Drenicës, me të cilët shpreson të arrijë formën më të mirë dhe të arrijë objektivat e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"