Mbyllet takimi i Ligës Profesioniste, Libohova, Laskaj dhe Shyti: Bojkot i kampionatit nëse qeveria nuk…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 22:42

Mbyllet takimi i Ligës Profesioniste, Libohova, Laskaj dhe Shyti: Bojkot i kampionatit nëse qeveria nuk…

5 përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore (Skënderbeu, Tirana, Laçi, Teuta dhe Luftëtari) së bashku me kryetarin e Ligës Profesioniste Edvin Libohova do të zhvillojnë takime në Këshillin e Ministrave si dhe me Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe atë të Financave për të sheshuar njëherë e mirë problemet financiare të futbollit shqiptar.

TE GJITHE

Libohova, së bashku me presidentin e Laçit Pashk Laskaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Teutës Artan Shyti pranuan njëzëri se nëse bisedimet me qeverinë shqiptare nuk arrijnë rezultate konkrete, atëherë do të shkohet drejt bojkotimit të kampionatit.

“Ne tani kemi një takim në Këshillin e Ministrave për këtë punë, kështu që nuk tërhiqemi nga asnjë prej kërkesave që kemi bërë. U qëndrojmë të gjitha kërkesave që nuk janë plotësuar. Do të rinegociojmë tani me qeverinë dhe me Ministritë e Sportit dhe Financave. Në bazë të diskutimeve që do të zhvillojmë aty, do rishikojmë vendimet për të përshkallëzuar dhe qëndrimin tonë për vazhdimin e kampionatit apo masat e tjera”, u shpreh Edvin Libohova, kryetari i Ligës Profesioniste.

libohova

“Nëse zoti Libohova përfaqëson këtë ligë, mund të marrë vendime bashkë me ne që të shkojmë drejt një bojkoti se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Të gjithë duhet të jemi këtu, këta ikin të gjithë. Unë nuk imponoj askënd. Jam njeri që i kam paguar të gjitha taksat shtetit dhe shteti duhet të vendosë dorë te sporti”, bëri me dije presidenti i Laçit Pashk Laskaj.

lskaj

“Propozimi që ka ardhur nuk plotëson kushtet e futbollit, ndërsa për paratë që jep privati në formë donacioni duhej gjetur forma ligjore që të mos tatohen. Këtu duhet të ulemi të gjithë dhe të vendosim. Bojkoti i kampionatit nuk është një vendim që merret nga një pjesë. Ndalimi i kampionatit është një rast jo i pamundur, por duhet të merret në fund të përpjekjeve tona institucionale dhe konstruktive”, theksoi përfaqësuesi i klubit të Teutës Artan Shyti.

shyti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"