VIDEO/ Kastrioti “djeg” Laçin në fund, Plaku bën heroin për një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 15:45

VIDEO/ Kastrioti “djeg” Laçin në fund, Plaku bën heroin për një pikë

Laçi dhe Kastrioti kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e sotme, e cila ka qenë dramatike për nga mënyra si shkoi. Kurbinasit shënuan të parët në fillimin e pjesës së dytë me Emiljano Mustën. 

Kastrioti

U mendua se gjithçka do të shkonte në favor të bardhezinjve, pasi në minutën e 64-t krutanët mbetën me një lojtar më pak. Mesfushori Ermir Rezi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave.

Megjithatë, falë lëvizjeje të trajnerit Ndreu, krutanët ia dolën. Sulmuesi Sebino Plaku u bë hero për Kastriotin, teksa i futur në fushë në minutën e 82-të, në rastin e parë që iu paraqit, arriti të shënonte. Po luheshin minutat shtesë dhe Plaku me shumë klas brenda zonës, i ndodhur mes mbrojtësve Obanor dhe Ignjatoviç, kontrolloi topin dhe mposhti më pas Sherrin. Gjithçka u mbyll në barazim, me Laçin që “qan” rastet e humbura.

 LAÇI-KASTRIOTI 1-1

MINUTAT

78’ Spektakël i mesfushorit Okebugu, që driblon dy-tre mbrojtës, e më pas gjuan, por vetëm rrjetë e jashtme.

75’ Musta lëshon një predhë me të majtën nga rreth 30 metra pas një goditjeje dënimi, topi kalon ngjitur me shtyllën.

64’ Albion Marku driblon në anësore Rezin, ky i fundit e pengon. Xhaja e ndëshkon me karton të verdhë, që është i dyti dhe e lë skuadrën krutane me 10 lojtarë.

57’ Husein lëshon një predhë nga jashtë zone me të majtën, topi “qeth” shtyllën e djathtë pingule.

53’ Bardhi merr një incursion në krahun e djathtë, futet në zonë dhe gjuan tokazi, por pret Sherri.

48′ Zhbllokohet sfida! Emiljano Musta kalon në avantazh kurbinasit. Pas një harikimi nga e majta, futbollisti bardhezi arrin ta dërgojë topin në rrjetë. 

Goli i Mustës on Vidnews.

40’ Deliu del i vetëm në zonë dhe gjuan tokazi, por Hidi shpëton Kastriotin nga një gol i sigurtë.

38’ Lushkja gjuan fluturimthi pas një goditjeje këndi, topi devijohet me kokë nga Musta dhe përplaset në tranversë.

37’ Kundërsulm i Laçit në krahun e djathtë, Teko shërben në zonë për Xhixhën, që gjuan me të djathtën, por pret pa vështirësi Hidi.

36’ Prodani lëshon një predhë nga afërsia e zonës, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

15’ Goditje dënimi për Laçin nga rreth 20 metra larg portës, Musta godet tokazi duke mashtruar murin krutan, por topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

1′ Starton takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri, Marku, Ignjatovic, Obanor, Musta, Lukas Ramos, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

KASTRIOTI: Hidi, Husein, Bojom, Çela, Prodani, Mehmeti, Okebugu, Moraesh, Bardhi, Rezi, Da Silva. Trajner: Ramazan Ndreu.

Laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"