Mbyllet pa fitues testi miqësor, Kombëtarja U-19 surprizon Shpresat e Alban Bushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 18:15

Mbyllet pa fitues testi miqësor, Kombëtarja U-19 surprizon Shpresat e Alban Bushit

Ka përfunduar në barazim 1-1 testi miqësor i zhvilluar në fushën sportive të Resortit “Tropikal” mes Kombëtares U-19 dhe asaj U-21.

Shpresat vs U19

Të besuarit e Nevil Dedes e mbyllën pjesën e parë në avantazh pas supergolit të realizuar nga sulmuesi Ibrahimi në minutën e 32-të, falë një parabole të kalibruar.

 

Miqesorja U19 VS U21

Në pjesën e dytë ishin Shpresat e Alban Bushit, që morën frenat e lojës në dorë, duke barazuar shifrat më anë të talentit të Bylisit, Qardaku, i cili goditi saktë në minutën e 73-të të sfidës nga një pozicion i prirët në hyrje të zonës duke vendosur baraspeshën.

Miqesorja Kombetarja U19 vs U21

Të pranishëm në këtë test miqësor ishin edhe 2 presidentët Besnik Kapllanaj dhe Ardian Takaj, të cilët ndoqën nga afër futbollistët kuqëzinj.

FT| SHQIPËRIA U-21 – SHQIPËRIA U-19 1-1

SHËNUES: Qardaku 73′ / Ibrahimi 32′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"