Mbyllet java e 18-të, ndryshime në klasifikim. Shikoni renditjen në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 19:16

Mbyllet java e 18-të, ndryshime në klasifikim. Shikoni renditjen në Kategorinë Superiore

Janë luajtur ditën sotme dy ndeshjet e fundit, për sa i përket javës së 18-të në Kategorinë Superiore.kategoria-superiore

Kukësi dështoi të fitojë ndaj Luftëtarit, teksa vazhdon të jetë në krye të klasifikimit me 32 pikë, kjo edhe për shkak të humbjes së Bylisit ndaj Tiranës ditën e sotme, me ballshiotët që kalojnë në vendin e 3-të me 30 pikë, një më pak se bardheblutë e vendit të dytë.

Në vendin e 4-t renditet Laçi me 28 pikë, të cilët triumfuan ditën e djeshme ndaj Teutës, me këta të fundit që kanë kaluar në vendin e 5-të me të njëjtën kuotën pikësh sa kurbinasit. Në vendin e pestë renditet Partizani, të cilët  ngelën në kuotën e 28 pikëve. Vendi i 7-të i takon Vllaznisë, të cilët mposhtën Flamurtarin dhe shkuan në kuotën e 26 pikëve, ndërsa vlonjatet qëndrojnë në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.Skenderbeu-Partizani Bregu Taipi

Skënderbeu me fitoren e arritur ndaj Partizanit ka shkuar në kuotën e 24 pikëve, por ngelen përsëri në vendin e 8-të. Luftëtari pavarësisht pikës pozitive të marrë ndaj Kukësit, përsëri mbeten shumë prapa teksa janë në vendin e parafundit me 12 pikë.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"