Mbyllet faza përgatitore, Kukësi kthehet në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2016 | 9:55

Mbyllet faza përgatitore, Kukësi kthehet në Shqipëri

Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve në kuadër të sezonit të ri, të cilat u zhvilluan në Ohër të Maqedonisë, dhe ditën e djeshme është kthyer në Shqipëri. Sipas njoftimit të faqes zyrtare të klubit në internet, ekipi ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft cilësore nën drejtimin e stafit teknik.

kukesi miqesore

Kukësi ka qëndruar në Maqedoni për 2 javë dhe shumicën e ditëve ka zhvilluar nga 2 seanca stërvitore, me qëllim që të përthithej sa më mirë filozofia e punës dhe lojës të trajnerit Gjoka. Përgatitjet për takimin e Superkupës ndaj Skënderbeut do të vazhdojnë tashmë në Shqipëri.

Në Maqedoni verilidorët zhvilluan dy takime miqësore, ku humbën 1-0 me Korabin dhe fituan 2-0 ndaj Strugës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"