Mbyllet faza e grupeve të Europa League/ Zbuloni me kë do të ndeshen Barcelona, Juventus & CO

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2022 | 0:00

Mbyllet faza e grupeve të Europa League/ Zbuloni me kë do të ndeshen Barcelona, Juventus & CO

Faza e grupeve të Ligës së Europës ka ulur siparin mbrëmjen e sotme, duke përcaktuar edhe 16 skuadrat që do të vijojnë më tej aventurën, duke ruajtur të gjallë shpresën për të ngritur lart këtë trofe.

EUROPA LIGE

Ekipet që u renditën në vendet e para, janë kualifikuar automatikisht në fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës, teksa ekipet që zunë vendin e dytë, do të përballen në ndeshje me eliminim direkt me ekipet që u pozicionuan vendin e tretë në Champions.

Nga këto përballje do të përcaktohen edhe 8 ekipet e tjera që do t’iu bashkëngjiten vendeve të para në fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës.  Shorti për fazën tjetër do të hidhet të hënën në orën 13:00, ku vendet e dyta të Europa Ligës dhe vendet e treta të Champions-it do të përballen me njëra tjetrën, ndërkohë që ekipet e vendeve të para presin të qeta kundërshtarët e radhës.

Ekziston mundësia që emra si Barcelona, Juventus, Ajaks të peshkojnë skuadra si Roma, Mançester Junajtid, etj. Spektakël i gjithi për t’u shijuar dhe jetuar.

kualifikuar

champions

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"