Mbyllen përfundimisht spekulimet, ja ku do luhet Tirana-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 18:00

Mbyllen përfundimisht spekulimet, ja ku do luhet Tirana-Kukësi

Mbyllen përfundimisht spekulimet se ku do të luhet takimi mes Tiranës dhe Kukësit. Edhe pse dy javë më parë ishte menduar që ndeshja mund të luhej në Elbasan apo në “Air Albania Stadium”, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

kukesi tirana

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimi të luhet në Tiranë, duke hedhur poshtë çdo aludim se ndeshja mund të spostohej diku tjetër. Përfundimisht, Tirana-Kukësi do të luhet në kryeqytet të shtunën në orën 16:30. Ndeshja do të luhet me drita. Bari – Pas dëmtimit nga stërvitjet për stadiumin e ri, drejtoria e “Selman Stërmasit” vendosi që ta mbyllte fushën për ta mbjellë.

Kjo do të thoshte se ndeshja e Kukësit me Tiranën në kryeqytet dhe derbi do të luheshin larg “Selman Stërmasit”. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse tërmeti shtyu kampionatin, duke i dhënë kohë fushës që të merrte veten. Stadiumi është në gjendje optimale. Nuk ka probleme as nga tërmeti dhe pritet vetëm rikthimi i futbollit. Tirana është duke menduar vetëm për Kukësin.

Selman Stermasi dritat

Ndonëse kampionati është shtyrë një javë, bardheblutë mendojnë vetëm se si të mundin nënkampionët. Në fakt, bardheblutë nuk fitojnë me Kukësin brenda në fushën e tyre prej 1 nëntorit 2015. Bardheblutë kanë më shumë se katër vite që nuk e mundin skuadrën kuksiane në shtëpinë e tyre.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"