Mbyllen llogaritë për titull në Kosovë, Ballkani i Ilir Dajës kampion për të dytin vit radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 0:03

Mbyllen llogaritë për titull në Kosovë, Ballkani i Ilir Dajës kampion për të dytin vit radhazi

Ballkani i Ilir Dajës është shpallur kampion për të dytin vit radhazi në Kosovë, duke mundur me rezultatin 2-0 Ferizajn.

ballkani

Kjo vjen dhe pas hapit fals të Dritës, e cila u mund në shtëpi nga Malisheva me rezultatin minimal 0-1.

Gara për titull ishte e ethshme deri tani, për t’u vendosur përfundimisht në javën e parafundit të kampionatit.

Në sfidat e tjera, Gjilani barazoi 2-2 me Llapin, duke lënë garën për Europë të hapur, kur javën tjetër do të ketë një duel direkt me Dukagjinin.

Kjo e fundit mundi me rezultatin 3-1 Trepça ’89, ndërsa Prishtina triumfoi 4-1m përballë Drenicës.

REZULTATET:

BALLKANI 2-0  FERIZAJ

E. Kuç 67’, Korenica 76’

DRITA 0-1 MALISHEVA

Sobovale 56’

DUKAGJINI 3-1 TREPÇA ‘89

Santos 8’, O. Xhon 14’, Merlaku 52’ / Dushi 54’

LLAPI 2-2 GJILANI

Selimi 31’, Firmino 87’ / Zeka 65’, 80’

PRISHTINA 4-1 DRENICA

Kryeziu 11’, Hyseni 21’, Krasniqi 59’, Prapashtica 85’ / Dervishaj 31’

RENDITJA:

54645

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"