“Mbylla një punë të mirë”, Vanda zbulon të ardhmen e Ikardit: Së shpejti në top nivel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 20:33

“Mbylla një punë të mirë”, Vanda zbulon të ardhmen e Ikardit: Së shpejti në top nivel

Të shumta kanë qenë dilemat për sa i përket të ardhmes së Mauro Ikardit, i cili këtë sezon u huazua nga Interi te PSG. 

vanda1

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi në  “Instagram”, bashkëshortja e Ikardit, Vanda Nara, e cila është njëkohësisht edhe menaxheria e argjentinasit, është shfaqur tepër e lumtur, teksa ka bërë me dije se  ka bërë një punë shumë të mirë dhe pret lajme të mira.

vanda ikardi

Gjasat janë të mëdha që Mauro të qëndrojë në Paris, teksa klubi francez do të derdhë në arkat e zikaltërve 70 milionë euro për kartonin e Ikardit.

vanda nara ikardi

“Kam bërë një punë shumë të mirë, tani pres lajme të mira. Së shpejti në nivel të lartë, au revoir (shihemi më vonë)“, shkruan Vanda Nara në “Instagram”. Fjalët e fundit në gjuhën franceze, shuajnë dilemat dhe tani pritet zyrtarizimi i akordit mes klubeve.

vanda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"