“Mbrojtjet e kanë frikë”, Del Boske “ngre në qiell” Lukakun: Numri ‘9’ unik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 22:07

“Mbrojtjet e kanë frikë”, Del Boske “ngre në qiell” Lukakun: Numri ‘9’ unik

“Nëse më pyesni për një ‘9’? Guti”. Visente del Boske, trajner historik i Realit të Madridit dhe Spanjës, ka shpërthyer në të qeshura, në intervistën për “Gazzetta dello Sport”. “Bëj shaka, megjithatë në Madrid duke luajtur me Gutin dhe Raulin kemi shënuar shumë duke luajtur mirë”.

Del Boske

Me Spanjën tuaj dhe Barçën e Guardiolës dominuat botën me “nëntën false”, por dua t’ju pyes për një “nëntë të vërtetë”, klasike.

“Ne fituam Europianin duke sulmuar me Iniestën, David Silvën, Fabregasin. Nuk ishte një organizim filozofik: ishte zgjidhja që na dukej më e përshtatshme kundrejt resurseve që kishim, dhe patëm të drejtë. Megjithatë, nëse do të kisha pasur një si Lukaku do e kisha përdorur, nuk jam budalla.

Sepse në fund ajo që ka rëndësi është cilësia, që kushtëzon në mënyrë pozitive skemat. Kur ke një lojtar të tillë i ndërton skuadrën përreth”.

Një si?

Dikush që nëse i duhet të mbajë topin për të bërë të avancojë skuadrën apo të fitojë goditje dënimi e bën. Nëse i duhet të driblojë e bën. Nëse duhet të bëjë spondën e bën. Nëse duhet të godasë e bën. Lukaku më duket një lojtar që i përshtatet çdo rrethane, i pavarur dhe i besueshëm, mbi të cilin të gjithë mund të mbështeten, duke nisur nga trajneri.

Në kohën time thuhej që në një skuadër të respektuar duhet të ishte patjetër një ‘9’, gjithmonë, si portiere. Ja, Lukaku është shembulli më i mirë i atij sulmuesi që dikur konsiderohej një dogmë. Sot mendoj që për një mbrojtës nuk ka person më kompleks për t’u ndalur se Lukaku.

E prisnit një rritje të tillë të Romelut?

Është vetëm 27 vjeç, por duket sikur luan prej një jete. Dhe kam përshtypjen se tek Interi ka gjetur ambientin ideal për të, si në fushë po ashtu edhe në nivel më të përgjithshëm.

Thuhet që mbrojtjet e Serisë A janë të ndërlikuara për t’u përballur, njëfarë testi pjekurie për sulmuesit.

Po, por forca e Lukakut është që nuk mendon për teste de më duket sikur është absolutisht indiferent kundrejt rrethanave, qoftë nëse e markojnë vetëm apo në zonë, nëse kundërshtari mbrohet me 10 apo i lë hapësirë. Dhe me Lautaron formojnë një dyshe që mund të cilësohet klasike dhe gjithmonë të vlefshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"