Mbrojtje “ferri”, Reali vendos rekord historik. Skuadra sakrifikon e gjitha, ja pse po funksionon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 14:52

Mbrojtje “ferri”, Reali vendos rekord historik. Skuadra sakrifikon e gjitha, ja pse po funksionon

Në mungesë të sh këlqimit të sulmit, Reali i Madridit po i falet forcës së mbrojtjes. Kundër Vajadolidit, “Galaktikët” jo vetëm që nuk pësuan gol, por morën 3 pikët pikërisht me një gol të mbrojtësit Naço. Skuadra madrilene nuk ishte në ditën më të mirë, pavarësisht se e zotëroi topin.

fbl-esp-liga-deportivo-realmadrid_3e58bf84-88ef-11e7-817c-4caf18ee223c

Këtë zotërim nuk arriti ta përkthente në rrezik konstant. Të besuarit e Zidanit në pjesën e parë bënë katër goditje, por asnjë në kuadrat. Nga ana tjetër, Kurtua u largua nga fusha pa i bërë dorezat pis. Kjo është hera e tretë që një skuadër kundërshtare nuk e godet portën e Realit të Madridit, pas Sevijes dhe Osasunës.

E blinduar- Por nuk përfundon me kaq. Reali i Madridit ka arritur një rekord historik për kampionatin spanjoll. Në 21 javët e para ka pësuar vetëm 13 gola dhe kjo ka ndodhur edhe dy herë të tjera. Në ekipin e madh të sezonit 1964-1965 dhe në sezonin 1987-1988. Ndërkohë që mbrojtja është një nga pikat më të forta, sulmi nuk po shënon shumë gola. Deri tani në kampionat e ka gjetur rrjetën 39 herë, shumë larg rekordit të vitit 2011-2012 me 71 gola.

REAL MADRID

“Ta mbash portën të paprekur, është diçka e bukur dhe tregon se po bëjmë mirë. Në aspektin mbrojtës po bëjmë ndeshje të shkëlqyera. Jemi të fortë dhe mbrojmë të gjithë. Kur humbasim topin, e rikuperojmë shumë shpejt me presing”, ka thënë Zinedin Zidan. Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe kapiteni Serxho Ramos. Mbrojtësi spanjoll tha se skuadra është një grup dhe punon në çdo moment për të arritur objektivat.

“Ne jemi një grup i fortë. Bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në fushën e lojës. Vetëm kështu mund të shkojmë larg”, tha Ramos pas fitores me Vajadolidin. Edhe Lukas Vaskez tregon shpirtin që ka ky ekip. “Vetëm punë, punë, punë. Kështu mund t’i arrijmë gjërat që duam”, theksoi sulmuesi i madrilenëve. Me golin e Naços, skuadra e Zinedin Zidanit mori kreun e kampionatit dhe objektivi tani është më i vështirë për ta ruajtur këtë vend.

Përtatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"