Mbrojtje e sajuar dhe paterica në stol, ja pikantet e ndeshjes Erzeni-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 20:31

Mbrojtje e sajuar dhe paterica në stol, ja pikantet e ndeshjes Erzeni-Egnatia

Në “Niko Dovana”, në ndeshjen mes Erzenit të Shijakut dhe Egnatias së Rrogozhinës, kishte edhe disa momente pikante.

331575805_2933128396820875_2656026501113531535_n

* Ekipi i Erzenit fillon nxehje me vonesë për shkak se Mehmeti duhej të fashonte kokën. Në pjesën e dytë ndërrohet sepse ndien dhimbje.

* Shijakasit për të disatën ndeshje luajnë me mbrojtje të sajuar. Kriviçiç (mesfushor) dhe Peposhi (mbrojtës i majtë) luajtën në qendër, teksa Kadriu, Asani, Enk, Sadiki, Duka, Krasniqi janë të dëmtuar dhe Xh.Kapllani ka marrë disa lojtarë nga akademia për të plotësuar stolin.

* Duka dhe Asani kanë qëndruar me paterica në pankinë.

* 6 minuta shtesë në të parën dhe 8 në të dytën u dhanë në këtë takim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"