Mbrojtja shqetëson trajnerin Ndreu, ka një rikthim të rëndësishëm për ndeshjen ndaj Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 10:41

Mbrojtja shqetëson trajnerin Ndreu, ka një rikthim të rëndësishëm për ndeshjen ndaj Lushnjës

Kamza ka harruar ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe është rikthyer në fushë për të nisur përgatitjet për takimin e radhës që do të luajë në transfertë kundër Lushnjës.

kamza skenderbeu

Skuadra e Ramadan Ndreut do të kërkojë që të rikthehet te fitorja ndaj një kundërshtari që duket i dorëzuar për qëndrimin mes më të mirëve. Pas ndeshjes me korçarët, shqetë- simi i stafit teknik është gjendja e mbrojtësit vlonjat, Hektor Idrizaj.

Ky i fundit është një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e Ndreut, teksa është përdorur qoftë në krahët e mbrojtjes, po ashtu edhe në mesfushë.

idrizaj

Prej javësh, vlonjati po sakrifikon shumë, duke luajtur shpesh i dëmtuar dhe me injeksione. Mirëpo, këtë herë duket se dëmtimi i është kthyer sërish dhe mbetet në dyshim për t’u aktivizuar në Lushnjë.

Deri të premten do të verifikohet situata me vlonjatin, prania e të cilit këtë herë kërkohet më shumë se kurrë për një arsye madhore.

kamza

Kamzës do t’i mungojë për shkak kartonësh mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro, i cili plotësoi numrin e tyre pas ndëshkimit që mori në sfidën me Skënderbeun. Kësisoj, Ndreu kishte planifikuar të improvizonte në krahun e majtë Idrizajn, por asgjë nuk është e sigurt për momentin.

Zguro

Alternativat janë të pakta, teksa në dispozicion të Ndreut si mbrojtës i majtë tipik është vetëm 20-vjeçari Armando Rami. I riu me shumë perspektivë ka luajtur vetëm në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë këtë sezon me fanellën e Kamzës, por nuk është çudi që Ndreu t’i besojë në Lushnjë. Gjithsesi, çdo gjë do të varet nga gjendja e Idrizajt.

kamza fukui plaku

Lajm i mirë për Kamzën është rikthimi nga pezullimi i japonezit Masato Fukui, i cili ndaj korçarëve mungoi për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë.

Pas 20 javëve kampionat, Kamza është në pozita komode, me 29 pikë. Synimet e drejtuesve janë që të sigurojnë sa më shpejt mbijetesën, e më pas të shohin për një vend në Kupat e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"