Mbrojtja për tu ribërë, Bylisi pa 3 lojtarë në ndeshjen me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 17:52

Mbrojtja për tu ribërë, Bylisi pa 3 lojtarë në ndeshjen me Laçin

Nuk ka pushime për Bylisin. Një ditë pasi luajtën miqësoren me Egnatian, lojtarët kanë zbritur dje në fushë për të nisur zyrtarisht përgatitjet për javën e 25-të. Luajnë në Laç dhe e kanë të qartë se nuk do të jetë një transfertë e lehtë, ndaj stafi teknik kërkon që të shfrytëzojë në maksimum këto seanca duke përgatitur strategjinë për të dalë fitimtarë nga kjo ndeshje.bylisii

Fitorja është detyrim, pasi vetëm kështu mund të rikthehen në “valle” për Europën. E megjithatë, llogaritë e Veljko Dovedan janë vështirësuar ndjeshëm prej mungesave. Jurgen Goxha dhe Ardit Peposhi janë zyrtarisht jashtë. I pari nuk luan pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi ndaj Flamurtarit dhe përfundoi me tre të qepura pranë syrit, ndërsa i dyti ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Jo fort premtuese është situata me Ardit Peposhin dhe Edison Ndrecën, pasi as njëri dhe as tjetri nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë pas dëmtimeve. Një situatë jo fort e zakontë, çka e detyron trajnerin që për mbrojtjen të ketë vetëm Ditmar Bicajn në dispozicion.bylisi

Alternativa në qendër janë Zhongo e Janku, gjithsesi Dovedan nuk dorëzohet. Ai “lutet” që të paktën t’i rikuperohet sot një mes Goxhës e Peposhit për të riparuar prapavijën, në të kundërt do i duhet që ta ribëjë. Kujtojmë se 2020-ta nuk ka nisur mirë për Bylisin, në këto 7 ndeshje nuk ka marrë ende asnjë fitore në kampionat.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"