“Mbrojtja më e mirë është sulmi”, Hafizi: Ky formacioni më i përshtatshëm, ndjej keqardhje për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 17:22

“Mbrojtja më e mirë është sulmi”, Hafizi: Ky formacioni më i përshtatshëm, ndjej keqardhje për…

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, foli me doza optimizmi për sa i përket formacionit zyrtar të hedhur në fushë në sfidën ndaj Anglisë. I ftuar në studion e “Supersport”, shkodrani u shpreh:

hAFIZI

“Formacioni është i përshtatshëm. Ky formacion duhet të ishte edhe në Andorra. T’i japim fizionomi lojës, nëpërmjet sulmit. Mbrojtja më e mirë është sulmi. Ne kemi bërë të kundërtën. Kjo vendosje është shumë më e mirë. Ndjej keqardhje për mungesën e Kumbullës. Është një nga lojtarët më të mirë që kemi. Anglia është një skuadër shumë e shpejt, fizikisht shumë e mirë”, u shpreh ndër të tjera Hafizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"