Mbrojtja e Interit, Marota i i përqendruar te Marash Kumbulla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 14:52

Mbrojtja e Interit, Marota i i përqendruar te Marash Kumbulla

Inter ka nisur të mendojë për merkaton e verës teksa kërkohet një mbrojtës pasi Diego Godin nuk e ka bindur trajnerin Antonio Konte. Prej kohësh në radarët e drejtorit sportiv, Bepe Marota, është Marash Kumbulla. 

kumbulla-marashi-681x450

Shqiptari është duke zhvilluar një kampionat të shkëlqyer me fanellën e Veronës, ndaj talenti ka zgjuar interes te zikaltrit, por jo vetëm. Verona kërkon 30 milionë për 19-vjeçarin, ndërkohë që negociatat vazhdojnë. Megjithatë, Interi ka gati edhe alternativën nëse nuk arrin të sigurojë shërbimet e shqiptarit.

kumbulla-850x450

Drejtori Marota është i interesuar edhe për Jan Vertongen. Belgu që aktualisht luan te Totenhemi ka përvojën që preferohet nga Antonio Konte, ndërsa mund ta përfitojnë edhe me një shifër jo të lartë duke qenë se është në skadencë kontrate me Totenhemin dhe mund të vendosë të provojë një aventurë jashtë Londrës. Tashmë, mbetet për t’u parë se si do rrjedhë situata deri në verë në lidhje me Kumbullën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"