Mbrojtja e Barcelonës “fut ujë”, Barcelona kurrë më keq në 12 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 19:14

Mbrojtja e Barcelonës “fut ujë”, Barcelona kurrë më keq në 12 vite

Përpara një viti e gjysmë, Barcelona ishte skuadra me mbrojtjen më të mirë të kontinentit. Në prillin e vitit 2018 udhëhiqte listën e skuadrave me më pak gola të pësuar në kampionate dhe Champions. Që nga ajo kohë deri më sot, situata ka ndryshuar në mënyrë radikale.

Tani katalanasit gjenden në listën e skuadrave me më shumë gola të pësuar. Barcelona e ka humbur forcën në repartin mbrojtës. Disa sezone më parë ajo ka qenë e rëndësishme për të fituar trofe të rëndësishëm. Që nga Guardiola, Enrike dhe më vonë Valverde, pavarësisht se skuadra ka pasur lojtarë si Mesi, Nejmar, Vija, Suarez dhe Pedro, objektivat nuk mund të arriheshin nëse në mbrojtje nuk do të kishte siguri. Dhe në këtë sezon gjërat nuk po shkojnë mirë.

Nëse një vit më parë ishte ekipi kryesor që nuk pësonte, këtë vit ka 35 ekipe të tjera në Europë që pësojnë më pak sesa skuadra e Ernesto Valverdes. Kur ka kaluar më shumë se çereku i kompeticionit, katalanasit kanë pësuar 3 humbje në kampionat. Vitin e kaluar kishin humbur vetëm 3 në të gjithë sezonin.

Ka shumë faktorë që e shpjegojnë këtë situatë. Që në fillim duhet të shpjegojmë se nuk është vetëm faji i mbrojtësve që skuadra pëson kaq. Problemi është i formacionit që zbret në fushën e lojës trajneri Valverde. Një tjetër arsye është vështirësia që ka skuadra për të nxjerrë topin nga mbrojtja. Nuk ka asnjë lidhje me atë të Guardiolës apo Luis Enrikes. Barcelona e këtij sezoni e humbet topin në zona shumë të rrezikshme të fushës.

f

Gafat janë evidente dhe Pike nuk është duke kaluar një nivel të mirë si në sezonet e mëparshme. Nëntë kartonët e marrë në të dyja kompeticionet tregojnë se diçka nuk funksionon. Tema e kartonëve është një telash më vete, sepse mesatarja është më e keqja e 12 viteve të fundit. Mbrojtësi i majtë ka pasur shumë probleme dhe mesatarja e golave të pësuar 1.27 për ndeshje.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"