“Mbrojtja do të jetë top”, flet ish-kapiteni i Shkupit: Ja pse zgjodha Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2021 | 18:35

“Mbrojtja do të jetë top”, flet ish-kapiteni i Shkupit: Ja pse zgjodha Egnatian

Rrogozhinasit treguan nivel të lartë përfaqësimi në miqësoren e parë të fazës përgatitore. Në testin me Tiranën, megjithëse gjithçka përfundoi në barazim 2-2, paraqitja ishte e mirë. Të shumtë ishin lojtarët që luanin për herë të parë së bashku, duke qenë se veç përforcimeve, edhe grupi ekzistues po përshtatet mjaft mirë.

Besart-Krivanjeva

Në përballjen me bardheblutë ishte menduar që në disa role të luanin nga minuta e parë dhe të ardhurit nga merkatoja. Bëhet fjalë për Krivanjevën, Ymeralilajn, Lilën e shumë të tjerë që kishin minuta të tregonin cilësitë e tyre më të mira. Në një bisedë për “Panorama Sport”, Besart Krivanjeva tha se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe premton maksimumin në vijim.

“Jam shumë i kënaqur që po kaloj një periudhë tepër të bukur tek Egnatia. Që prej ardhjes sime po mundohem të përshtatem sa më mirë në çdo detaj. Duke filluar që nga përkushtimi në stërvitje, që është parësor, e në gjithçka që vlen. Në ndryshim nga disa nga shokët e tjerë, u bashkëngjita pak me vonesë në përgatitje. Nga mbështetja që gjeta si nga stafi trajnerëve, drejtuesit, tashmë ndihem mjaft komod. Me mbylljen e sezonit me skuadrën e Shkupit mendova të pushoj pak, pasi siç dihet, ngarkesa ka qenë e madhe. E rëndësishme ishte se arritëm synimet ashtu siç ishin parashikuar.

kriva

Nuk vonoj shumë dhe nisa bisedimet me klubin e Egnatias që shkuan mjaft mirë. Oferta e bërë nga presidenti dhe drejtuesit ishte e vlefshme për mua. Mendova se kishte ardhur momenti ta vazhdoja karrierën jashtë Maqedonisë për të ardhmen. Synimet dhe projekti dinjitoz ishin ato më bindën të deklaroja se isha gati të firmosja. Ashtu ndodhi dhe gjatë kohës që isha pushim u stërvita individualisht që të mos mbetesha pas. Besoj shumë se tek Egnatia do të japë më të mirën e mbrojtja ku bëj pjesë të jetë në lartësinë e duhur gjithmonë. Testin miqësor me Tiranën e vlerësuam shumë dhe në fillim kisha pak emocione. U përshtata me lojën dhe nuk e kisha problem në asnjë rast të ndërhyja saktësisht. Nga sa kam dijeni, Egnatia me meritë u ngjit në Superiore dhe fitoi dy trofe. Gjatë sezonit të ri do t’ia dalim të përmbushim objektivat e klubit. Premtoj që do ta shlyej besimin e dhënë dhe ta nis mbarë këtë përvojë të re. Prapavija do të jetë faktor kyç bashkë me të gjitha repartet e tjera në çdo javë. Kam punuar gjithmonë fort që të arrij formën e mirë për të qenë rezultativ”, mbylli Besart Krivanjeva.

ALDO BUZI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"