Mbrojtja dhe sulmi më i mirë, ja si Tirana “harroi”… senatorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 14:57

Mbrojtja dhe sulmi më i mirë, ja si Tirana “harroi”… senatorët

Tirana po habit të gjithë. Është në vendin e parë me 17 pikë. Skuadra, e pamposhtur këtë kampionat me pesë fitore dhe dy barazime. Është skuadra më e mirë në sulm dhe mbrojtja më e mirë si asnjëherë tjetër.

TIRANA 1

Dhe, më pas, vendi i parë. Kjo Tiranë është e papërmbajtshme. Paçka se në tri ndeshjet e para pati lëkundje në lojë dhe rezultate, duket se grupi që ka ndërtuar Shehi është forca e kësaj skuadre. Dhomat e zhveshjeve janë si asnjëherë tjetër më të forta se çdo sezon.

Jo vetëm kaq, por Shehi transformoi një skuadër të cilën e ndërtoi në verë nga e para. Mjafton të kujtosh sezonin 2020-’21.

Skuadrës as më shumë e as më pak iu larguan pothuajse të gjithë titullarët, duke filluar nga Vangjeli, Çelhaka, Batha, Torasa, Kale, Vairinen, Vrapi, Sulej dhe Halili.

Këtu nuk llogariten, Muçi, Sasraku dhe Kobina që u larguan në pjesën e parë të sezonit. Shkurt, 12 lojtarë më pak për një Tiranës e cila ka ndryshuar fytyrë. Bardheblutë kanë bërë gjëra të mëdha këtë sezon, duke filluar nga mbrojtja në sulm.

TIRANA 2

Merita është e lojtarëve që vrapojnë dhe japin maksimumin në fushën e lojës, por edhe e Shehit që ka ndërtuar një armatë të pamposhtur. Shkurt, kjo është Tirana magjike që tani nuk mbahet. Është e para me pikë të plota dhe si asnjëherë tjetër statistikat janë pro saj.

Në dorë kanë nisjen më të mirë të sezonit të dekadës së fundit. Më mirë se kaq prishet. Ose të paktën, vetëm te Tirana mund ta prishin. Rruga e bardhebluve të Shehit drejt titullit ka nisur.

FUT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"